Per kete recete do tju nevojiten:
- 60 peta lazanje
- 500ml bashamel i gatshem
- 1l salce domatesh
- Djath mozarella dhe te bardhe
- 2 karrota
- Kripe, piper dhe rigon
- 500g mish te grire
Receta:
- Fillojme duke zjere petet e lazanjes. Kujdes: ngjiten shpejt me njera tjetren ndaj zjejini ne uje per shume pak minura
- Ne 1 tigan te thelle skuqim mishin dhe karroten. Shtojme salcen e domateve dhe i zjejme ne zjarr te avashte me kapak mbyllur
- Pergatisim tepsine: Lyejme siperfaqen e tepsise me bashamel. Une kam zgjedhur te gatshem, por ne pamundesi me kontaktoni per receten
- Shtrojme petet e para dhe i lyejme me salcen e kuqe te para pergatitur
- I hedhim pak djath mozarella dhe te bardhe te prere ne feta te vogla e te holla
- Shtrojme katin e dyte dhe e lyejme me bashamel dhe perseri djath mozarella
- Vazhdoni keshtu derisa te mbarohen petet
- Piqeni per rreth 20 minuta
Ju befte mire!
A e dinit se Lazanja eshte 'shpikur' ose gatuar qe ne shekullin e 14 ne zonen e Emilia Romana? Ja 1 shpjegim pse kjo pjate eshte kaq e shijshme! Ka patur plot vite perpara per tu persosur. Ne fakt fjala Lazanje, nuk i referohet kesaj te fundit si ushqim, por enes ne te cilen ajo eshte gatuar dikur. Ah dhe mos harroni, 29 korriku eshte dita nderkombetare e lazanjes!!!
Ne qofte se nuk e preferoni mishin, mund ta mbushni edhe me perime. Te rendesishme per kete pjate jane djathi dhe salcat.
Comments
Post a Comment