Per kete recete do tju nevojiten:
- 250 gr te brendshme vici ose qengji
- 1 qepe e njome jeshile
- Gjysem gote oriz
- Vaj ulliri ose gjalp
- 1 e verdhe veze
- Disa pika limon
- Kripe dhe piper
- Majdanoz i fresket
Receta:
- I lajme dhe i presim ne copa te vogla kubike te brendshmet
- Skuqim pak qepen me vaj ulliri. Kini kujdes sepse qepa e njome skuqet me shpejt se ajo e thate
- Shtojme rreth 2 gota uje, te brendshmet dhe orizin (ne qofte se keni leng mishi eshte akoma me mire)
- Mos harrojme kripen, piperin dhe majdanozin
- I leme te zjejne me kapak mbyllur per rreth 20 - 30 minuta
- Ne fund, ne 1 tas rrahim te verdhen e vezes me disa pika limon dhe rreth 1 luge gjelle nga lengu i supes qe pergatitet
- E fikim soben dhe duke perzjere shpejt supen i hedhim vezen e rrahur dalengadale
- E leme per disa minuta te pushoje dhe eshte gati
Ju befte mire!
Supa Magjerica eshte 1 nga pjatat me te mira tradicionale. Ka 1 shije qe nuk di si ta pershkruaj! Me pak fjale, eshte ilac. Eshte 1 darke e shkelqyer per ju qe do e kaloni kete te premte ne shtepi. Mos harroni ta shoqeroni me 1 tas te madh sallate.
Super
ReplyDelete