Per kete recete do tju nevojiten:
- 2 gota oriz
- Qiqra (te pjekura ose jo. Ne kete recete une kam zgjedhur te pjekurat pasi zjehen me shpejt)
- 6 gota uje
- Gjalp
- Kripe, piper
Receta:
- Zjejme qiqrat per rreth 30 minuta derisa te zbuten.
- Shkrijme pak gjalp dhe skuqim orizin per disa minuta duke e trazuar here pas here pa e djegur
- Shtojme ujin dhe e leme te zjeje me kapak mbyllur
- Ne fund beni 1 gjysem kallepi oriz me ndihmen e nje tasi te rrumbullaket. Shtroni 1 shtrese qiqra dhe mbulojeni me gjysmen tjeter te kallepit me oriz. Dekorojeni siper perseri me qiqra.
Ju befte mire!
Qiqrat jane nder legumet e mia te preferuara dhe zene vendin e 3 - te ne bote per perdorim. Kane vetem 6 % yndyre dhe 55 % karbohidrate qe perkthehen ne energji. Nje nga mbrojtesit me te mire te zemres.
Gjithesecili qe ka shetitur qofte 1 here Stambollin, besoj se e ka provuar pilafin me qiqra qe turqit shesin ne karrocat e tyre te vogla te kuqe. Cdo gje qe me lidh me ate vend me ben shume nostalgjike. Me besoni, duke ngrene kete pilaf, do te ndjeni valet e detit Marmara.
Comments
Post a Comment