Per kete recete do tju duhen:
- 2 veze
- 4 patate te medha
- Therrime buke
- Djath kackavall qe shkrihet
- Kripe dhe piper
- Vaj vegjetal
- Rozmarine e thare pluhur
Receta:
- Ne 1 tenxhere vendosim patatet per tu zjere
- Pasi jane zjere i shtypim me ndihmen e 1 piruni derisa te formojme 1 mase si pure
- Shtojme 1 veze, 1 luge gjelle miell, kripe, piper dhe rozmarine
- E perpunojme me duar derisa te gjitha produktet te jene perzjere
- Fillojme duke formuar toptha te vegjel. Kujdes, ngjeshini mire!
- Ne mes u shtojme nga 1 cope djath kackavall
- Qoftezat i kalojme ne miell, veze dhe me pas therrime buke
- I skuqim ne vaj te bollshem
Ju befte mire!
Kjo patate e mbeshtjelle, e cila nuk e ka humbur butesine, por ne te njejten kohe eshte edhe krokante, eshte ajo qe ju duhet ne tryezat tua sot! Une kam preferuar ti shoqeroj me brokoli dhe rizoto.
Comments
Post a Comment