Per kete recete do tju nevojiten:
- 3 veze
- 100g sheqer
- 1 gote e gjysem kos
- 6 luge vaj
- 5 banane
- 2 gota e gjysem miell
- Lengun e gjysme limoni
- Fryres embelsirash
- Kanelle
- Kakao
Receta:
- Ne 1 ene shtypim mire 3 banane derisa te formojme 1 mase si pure
- Me ndihmen e 1 mikseri perzjejme vezet me sheqerin, kosin, vajin, kakaon dhe lengun e limonit
- Shtojme miellin dhe fryresin e embelsirave
- Ne fund shtojme edhe bananet e shtypura dhe e perzjejme me dore te gjithe masen e formuar
- Ne 1 tepsi te shtruar me leter per pjekje ose te lyer me pak gjalp, hedhim te gjithe masen
- Rrjeshtojme fetat e bananeve te prera holle si ne foto
- E pjekim ne 200 grade
Ju befte mire!
E shikoni ate cokokremin qe duket ne cep te fotos? Mund tja shtoni copave te kekut tuaj ne fund! Banane dhe cokollate, pervecese ne akullore, eshte 1 kombinim perfekt edhe ne kete kek. Keshtu hame edhe fruten, edhe embelsiren ne te njejten kohe!
Comments
Post a Comment