Perberesit:
- 1 pako me pete te pjekura
- 1 liter e gjysem qumesht
- 300g gjalp te shkrire
- 4 veze
- 300g gjize pa kripe
- pak kripe
Receta:
- Ne 1 ene rrahim se bashku vezet dhe 1 liter qumesht
- Shtojme gjizen, pak gjalp dhe kripe
- Lyejme tepsine me pak gjalp
- Shtrojme peten e pare dhe fillojme duke e lyer peten
- Vazhdojme me peten tjeter dhe e lyejme
- Pasi te mbarojne petet, ne fund shtojme gjysme liter qumesht dhe e leme derisa petet ta pine
- E pjekim ne 250 grade
Ju befte mire!
Kur e kam gatuar kete recete, ne vendin qe jetoj ka qene dita e nenes. Meqenese perkohesisht jemi larg, me kapi nostalgjia. Eh, vajzat per nenat...Kete recete ma gatuante gjithmone nena ime Tiranase. Eshte i bute, i shijshem dhe me arome fantastike! Ne qofte se agjeroni si une, ftoni disa miq per iftar dhe shijojeni bashke.
Comments
Post a Comment