Per kete recete do tju nevojiten:
- 2 gota miell
- 1 luge te vogel kripe
- 1 luge kafeje sode buke
- 2 luge sheqer
- 2 veze
- 1 gote qumesht
- Sheqer vanilje
- Gjalp te shkrire
- Fruta sipas deshires
- Shllak, recel ose cokollate te shkrire
Receta:
- Ne 1 tas perzjeni bashke miellin, kripen, sheqerin dhe soden e bukes
- Ne 1 ene tjeter rrihni mire vezet
- Shtoni qumeshtin l, gjalpin dhe vaniljen
- Pasi ti perzjeni mire, bashkojeni me masen me miell qe pergatitem me lart
- Ngrohni tosterin (pajisjen qe beni tost ose thekni buken. Mund te keni edhe makineri posacerisht per waffle)
- Lyjeni siperfaqen e tij me vaj
- Filloni ta piqni pjese pjese sic beni me krepat
- Mos e mbyllni tosterin, piqini vetem me pjesen e poshtme te tij
- Ne fund mund ti shtoni fruta, shllak dhe cokollate sipas deshires
Ju befte mire!
Waffle eshte 1 term i ri qe ka hyre ne kuzhinen tone. Sigurisht, krepat ose pallacinkat mbeten njesoj te mrekullueshme, por me besoni edhe keto do e lene familjen tuaj pa mend. E djela eshte dita e familjes, e diela e ngrohte ku nuk mendohet as per punen e as per kilet. Vlersojini ato sepse momentet me te preferuara nga femijeria ime ishin pikerisht kur gatuaja te dielen me mamane time.
Comments
Post a Comment