Per kete recete do tju nevojiten:
- 6 veze
- 400 gr sheqer
- 400 gr miell
- Fryres embelsirash
- Sheqer vanilje
- 250 ml ajke qumeshti te fresket ose pana
- 1 liter qumesht
- 300 ml qumesht panda
- Krem i gatshem per trilece
Receta:
- Ndajme te bardhat e vezeve dhe i rrahim mire derisa te shkumohen e kremezohen ne nje mikser
- Shtojme sheqerin
- Pas disa minutash perzjerje, shtojme te verdhat e vezeve 1 e nga 1 duke i perzjere vazhdimisht me mikser
- Shtojme miellin dalengadale dhe me pas fryresin e embelsirave dhe sheqer vaniljen
- Lyejme tepsine me pak vaj dhe shtrojme letren per pjekje
- E vendosim masen e lart pergatitur te piqet per rreth 30 minuta ne temperaturen 280 grade
- Pasi te piqet, largohet keku me gjithe leter nga tepsia
- Tepsine e lyejme mire me pana ose ajke qumeshti ne te gjithe siperfaqen e saj
- Me kujdes largojme letren nga keku
- Kekun e rivendosim ne tepsi dhe e shpojme me pirun (gati ne te gjithe siperfaqen e saj)
- Ne 1 ene perzjejme qumeshtin bashke me qumeshtin panda
- Mos harroni: qumeshti duhet i ftohte
- Ja hedhim siper bazes se trileces dhe e presim derisa keku ta pije te gjithin
- Siper shtrojme kremin e trileces
- Ju befte mire!
Me kujtohen kohet kur te te sillnin nje trilece per ditelindje, ishte nderi me i madh. Madje me dhimbsej cdo pike qumeshti qe tepronte tek kutija e trileces. Ehh, ky brez nuk mund ti kuptoje disa gjera. Ndersa tani, jo me shume shpenzime, ti mund ta gatuash vete 1 trilece e tja cosh miqve te tu. Eshte fundjave! Embelsojeni dike nga duart tuaja.
Comments
Post a Comment