Thjerrza te kuqe


Per kete recete do tju nevojiten:
  • Thjerrza te kuqe
  • 1 patate
  • 1 karrote
  • 1 kokerr qepe te vogel
  • Vaj ulliri
  • Kripe dhe piper
  • Hudher
  • Dafine
  • Selino
Receta:
  • Ne 1 tenxhere kavardisim qepen me karroten dhe pataten me vajin e ullirit
  • Shtojme 2 deri ne 3 gota uje dhe thjerrzat
  • Menjehere shtojme selinone dhe hudhrat e grira imet
  • Kripe, piper dhe disa gjethe dafine
  • I zjejme me kapak mbyllur per rreth 10 minuta (thjerrza e kuqe zjen me shpejte se ajo jeshile)
                                Ju befte mire!

Thjerrzat, aq te vogla dhe te ushqyeshme! Jane te mrekullueshme ne qofte se vuani nga anemia, sheqeri ne gjak ose zemra. Te mbushura me fibra, magnez dhe hekur, thjerrzat edhe pse permbajne kaq shume vlera, permbajne gjithashtu edhe shume pak kalori. Mua personalisht me pelqejne shume dhe i shijoj. Ndihem e ngopur mjaftueshem pas 1 vakti te tille. Tani, mos tju le pa ngrene, beni gati lugen dhe hani shume thjerrza dhe pak buke! Une kam preferuar ti shoqeroj me sallaten e meposhtme.


Comments