Per kete recete do tju nevojiten:
- 1 kg spinaq
- 4 veze (per 4 persona)
- Vaj ulliri
- Koper
- Kripe, piper
Receta:
- Kjo recete mund te pergatitet ne tepsi ose ne tenxhere. Sot kam zgjedhur ta pergatis ne tenxhere.
- Lan mire dhe grin spinaqin
- I shton koper dhe kripe
- Ne 1 tenxhere nxeh vaj ulliri ( te bollshem)
- Shtojme spinaqin dhe e kaurdisim vazhdimisht me kapak mbyllur derisa te shteroje lengu qe vete spinaqi leshon
- Ne fund shton vezet sy me pak kripe siper
- I mbyll kapakun dhe e fik soben
- I le te mpiksen me kapak mbyllur me nxehtesine qe ende del nga soba
Ju befte mire!
I pasur ne vitamina dhe hekur, spinaqi qe na i ka 'mprehur' dhembet qe kur na e sherbenin ne kopesht, eshte i domosdoshem per trupin tone. Me fjale te tjera, nuk ka pjese trupi te se ciles nuk i ben mire ky zarzavat kaq i vyer. Pas 1 vakti te tille do ndiheni te gjithe si nje Popeye, ndryshe Braccio di Ferro!
Comments
Post a Comment