Per kete recete do tju nevojiten:
- 3 gota oriz
- 6 gota uje
- 1 pana
- Djath mozarella
- Djath hollandez
- Djath gorgonzola
- Kripe dhe piper
- Pak gjalp ose margarine
Receta:
- Vendosim orizin te zjeje. Per 3 gota oriz ju duhen 6 gota uje
- Nderkohe pergatisim salcen me 4 djathrat
- Ne 1 tigan te thelle kavardisim pak gjalp me panen
- Pasi gjalpi te jete shkrire plotesisht, shtojme djathrat e lartpermendur te prere ne kubike te vegjel, sa me holle
- Shtojme shume pak kripe sepse vete djathrat permbajne
- Gjithashtu dhe piper sipas deshires
- I perzjejme here pas here derisa djathrat te jene shkrire plotesisht dhe te kemi formuar 1 salce kremoze
- Po ne ate tigan, shtojme orizin tashme te zjere dhe i perzjejme me kujdes
- Sherbehet i ngrohte dhe me ndonje sallate per shoqerim
- Me lart e kam shoqeruar me sallate lakre dhe domate
Ju befte mire!
Eshte 1 shprehje qe thote se orizi ka shkuar deri ne Elbasan dhe eshte kthyer e prap seshte ftohur. Gjithsesi, vertete qe kjo pjate duhet shijuar e ngrohte me ato djathrat qe zgjaten e shkrihen ne goje. Ska nevoje te flas se perse duhet provuar kjo recete, pasi cdo gje qe permban 4 djathra ka 1 shije te pa pershkrueshme!
Comments
Post a Comment