Per kete recete do tju ndvojiten:
- Gjysem kg miell
- 1 luge kafeje kripe
- Gjysem filxhani vaj ulliri ose gjalp
- 1 kg spinaq
- Cerek kg gjize
- 2 veze
- Nenexhik, koper, majdanoz te fresket
Receta:
- Fillojme te zeme brumin me miell, uje dhe gjysem filxhani kafeje me vaj ulliri
- Pa harruar ti shtojme pakez kripe
- E mbulojme me 1 pecete te njome dhe e leme te pushoje per rreth 15 minuta
- Nderkohe lajme dhe grijme imet spinaqin
- E shtypim per disa minuta fort me duar
- I shtojme brenda majdanozin, koper dhe nenexhikin e fresket
- I hedhim gjizen dhe 2 vezet qe me pare i kemi rrahur
- Ne fund shtojme kripe dhe vaj ulliri (ne varesi te kripes qe ka gjiza)
- I perzjejme mire
- Rifillojme me brumin duke e ndare ne kulece te vegjel (rreth 12 te tille)
- Hapim 6 pete dhe i shtrojme siper njera tjetres ne tepsine e lyer me pak vaj
- Marrim harxhin e pergatitur dhe e hedhim mbi pete duke e hapur ne menyre te nje trajteshme
- Hapim edhe 6 pete te tjera dhe mbulojme gjithe siperfaqen e harxhit
- Mundeni ose jo (ne baze te deshires dhe tradites) ti perthyeni anet ngra brenda
- E lyejme siperfaqen me pak vaj ose gjalp te shkrire
- E pjekim ne temperature 200 grade
Ju befte mire!
Byyrek, byyyrek o usta Murat! Sa e sa kenge i jane bere ketij byreku. E gjejme kudo me emra te ndryshem, shije, pergatitjeje...Por une per recete te pare duhej te paraqisja 1 me spinaq. Thjesht..duhej! Edhe neper byrektore te qytetit mezi gjej me spinaq, shume e padrejte. Shijen ja dime dhe ja duam te gjithe.
Comments
Post a Comment