Per kete recete do tju duhen:
- 1 kg miell
- 1 luge gjelle kripe
- 1 maje luge sheqer
- 1 maja per fryrje te bukes
- Uje i ngrohte
- Pak qumesht, rreth 1 gote
- Vaj
Receta:
- Ne 1 siperfaqe te lyer me pak niseshte, hedhim miellin dhe formojme 1 grope ne mes te tij
- Ne mes i shtojme majane, kripen, pakez sheqer, qumesht dhe uje te ngrohte
- Fillojme ta zeme brumin dhe sigurohemi qe nuk eshte as shume i forte, por as i pa ngjeshur mire
- Brumin e mbulojme me 1 pecete dhe e leme te vije per rreth 2 ore
- Pasi koha kalon, formojme kulece/ simite ne madhesine qe ju deshironi
- Edhe kulecet i mbulojme me 1 pecete dhe i leme te vine
- Nderkohe lyejme tepsine me vaj dhe i rendisim kulecet
- I lyejme edhe lart me pak vaj
- I pjekim per rreth 50 minuta ne temperature te mesme
Ju befte mire!
E ku ka si aroma e bukes se ngrohte? Imagjino, kalon ne mengjes prane 1 furre buke dhe aroma ti shpon hundet e ta kenaq zemren. Ndaj kete te diele sygjerimi im eshte te gatuani 1 buke per te gjithe familjaret tuaj. Fundja, kaq ju duhet per te qene te lumtur. Mund te kerkoje pak harxhim energjie elektrike, por butesia e bukes do e zbuse edhe ate merak.
Comments
Post a Comment