Per kete recete do tju nevojiten:
- 1 pako M&M
- 2 gota sheqer
- 1 maje te vogel luge sode buke
- 2 veze
- Sheqer vanilje
- 1 gote miell
- 1 maje luge kripe
- 2 luge kakao
- 1 margarine dhe pak vaj vegjetal
Receta:
- Me ndihmen e 1 mikseri rrihni vezer dhe sheqerin
- Shtoni gjalpin, kakaon dhe vaniljen
- Pasi ti perzjeni per disa momente, shtoni miellin dhe soden e bukes
- Ne fund hidhini 1 maje luge kripe
- Vazhdoni ta perzjeni derisa te krijohet 1 mase homogjene pa asnje kokrrize
- Shtoni cokollatat e vogla M&M dhe perzjejini me ndihmen e 1 luge
- Nderkohe furren e keni ngrohur me pare ne 250 grade
- Hapeni brumin e biskotave
- Mundohuni te formoni rrethore te madhesise qe ju deshironi me ndihmen e 1 gote
- Lyjeni tepsine me niseshte dhe vendosni biskotat 1 nga 1
- Piqini per rreth 20 minuta
Ju befte mire!
Keto biskota te thjeshta me cokollatezat tona te preferuara jane ideale ne qofte se i shoqeron me 1 gote qumesht ne mengjes. Ngjyrat e tyre do tju japin me shume deshire per tu zgjuar. Argetuese edhe per ditelindjen e te voglit tuaj.
Comments
Post a Comment