Biskota 2 ngjyreshe


Per kete recete do tju duhen: 

  • 2 veze
  • 1 gote sheqer
  • Gjysem kg miell
  • Gjalp i shkrire
  • Kakao
  • 1 gote kos
  • Fryres brumi
Receta:
  • Ne nje mikser rrahim vezet me sheqerin per disa minuta
  • Shtojme kosin dhe vazhdojme ti miksojme
  • Hedhim pak e nga pak miellin duke mos e nderprere perzjerjen
  • Pas miellit, shtojme gjalpin e shkrire dhe fryresin e embelsirave
  • Ne 1 siperfaqe pergatisim brumin me duar 
  • Pasi brumi te jete zene, e ndajme ne 2 pjese
  • Ne njeren nga brumet shtojme kakaon (e hapim brumin ne mes dhe hedhim kakaon, pastaj e perpunojme derisa i gjithe brumi te kete marre ngjyren)
  • Me secilin brum hapim 2 pete me diameter rreth 1 centimeter
  • Fillimisht shtrojme brumin pa kakao 
  • Permbi te shtrojme peten nga brumi me kakao
  • Fillojme ta mbeshtjellim brumin ne formen e 1 rolade
  • Pasi te kemi arritur ne fund, fillojme ta presim ne copa me diameter rreth 1 - 2 centimetra
  • I rendisim ne tepsine e lyer me pare me pak niseshte qe te mos ngjisin
  • I pjekim ne 200 grade 
                                          Ju befte mire

Biskotat dy ngjyreshe mund te futen ne kategorine e biskotave paksa tradicionale. Gjithsesi, kesaj here nuk po i komentoj ne qofte se jane te shijshme apo jo. Thjesht do ju them qe jane mjaaaft te buta ne qofte se nuk i thani shume gjate pjekjes. Une kur i gatova per here te pare me kujtuan kulacin tradicional te mamit. Mos harroni te beni shumee ne menyre qe ti shperndani komshijve jo vetem aromen gjate pjekjes, por edhe biskotat.


Comments