Rizoto shoqeruar me shishqebap dhe salce kerpudhash


Per kete recete do tju duhen:

  • Oriz integral ose jo
  • Karrota
  • Speca jeshil ose te kuq
  • Patate
  • Fileto pule
  • Mish vici 
  • Pak proshute vici sipas deshires
  • Miser
  • Panna per gatime te kripura
  • Kerpudha te fresketa ose te konservuara
  • Kripe, piper, majdanoz, kerri dhe borzilok
  • Gjalp
Pergatitja:
  • Ne shkopat e drujte kombinojme sipas deshires te 2 llojet e mishit dhe perimeve
  • Lyejme tepsine me vaj dhe i vendosim me rradhe
  • I sperkatim me kripe, piper dhe ereza dhe i fusim ne furre per tu pjekur
  • Nderkohe, ne 1 tenxhere te vogel ose tigan me kapak skuqim karroten e prere imet dhe misrin
  • Shtojme orizin dhe i japim nje faqe
  • Per 2 gota oriz, shtojme 6 gota uje dhe e leme te zjeje duke e trazuar here pas here ne menyre qe te mos ngjise
  • Kur pilafi dhe mishi te jene ne perfundim, filloni pergatitjen e salces e cila sherbehet e ngrohte
  • Ne 1 tigan shkrijme pak gjalp dhe kavardisim pak kerpudhat
  • Shtojme proshuten e prere imet
  • Pas 2 - 3 minutash shtojme panen dhe te gjitha erezat e larpermendura
  • E heqim nga zjarri dhe ja hedhim siper rizotos dhe shishqebapit tashme te perfunduar.
                                               Ju befte mire!

Kjo recete, ne dukje pak e gjate dhe kalorike, ne fakt pervec shijes ka edhe 1 pamje te mrekullueshme. Ne qofte se keni vendosur te ftoni dike per darke apo ju bashkeshorte ti beni pershtypje gruas tuaj me aftesite tuaja ne kuzhine, kjo recete sdo ju zhgenjeje. Kerkon kohe dhe perkushtim e ndonjehere edhe pak shkathtesi, por ne fund do ti lepini jo vetem gishtat, por edhe pjaten. Pastaj ate salcen e kerpudhave...Hmmm, me cape mund ta ngjyesh e ta shijosh si shqiptaret e vertete!


         Karrotat e kesaj recete jane te mundesuara nga kopshti yne i vogel i perimeve ne Kosove. :)

Comments