Per kete recete do tju nevojiten:
- Peshk (une kam preferuar qefull, por ju mund te zgjidhni koce apo cfaredo lloj peshku ne madhesi te mesme)
- Brokoli
- Speca
- Domate
- Patate
- Vaj ulliri
- Kripe, piper
- Hudher
- Majdanoz i fresket
Receta:
- Pastrojeni dhe marinojeni peshkun me kripe, piper, hudher dhe majdanoz
- Lyeni taven me pak vaj ulliri dhe rendisni peshqit
- Grini siper te gjitha perimet e lartpermendura
- Sperkatini me erezat qe deshironi
- Piqeni per rreth 40 minuta me leter alumini
- Minutat e fundit hiqjani letren per tu thekeruar pak ne siperfaqe
Ju befte mire!
Sic mund ta shihni, ne kete recete si asnjehere me pare, nuk ka 1 foto perfundimtare te taves. Te me falni, sapo e nxorra nga furra nuk rezistova dot dhe e hengra menjehere me familjen time. Edhe pa foto perfundimtare, kete tave 'ta ha syri'. Nje miks i mrekullueshem vitaminash dhe vlerash per te gjithe ju.
Comments
Post a Comment