Per kete recete do tju nevojiten:
- Peshk koc
- Vaj vegjetal (i ullirit do digjet me shpejt e ka mundesi tjua ngjise lekuren) rreth gjysem liter
- Kripe, piper
- Limon
- Miell
Receta:
- Ne 1 tigan qe nuk ngjit, ngrohni vajin
- Sigurohuni qe vaji te mos jete as i ftohte, por as shume i nxehte
- Nderkohe, lani dhe marinoni peshkum me kripe dhe piper
- Mos ja hiqni koken
- Lyjini nga te dy anet me miell
- Skuqini derisa lekura te behet e kuqerremte
Ju befte mire!
Te gjithe kemi njohuri rreth te mirave qe na sjell peshku. Minimumi 1 here ne jave duhet ta konsumoni te fresket. I keni parasysh zoterinjte qe sjellin peshk te fresket nga Shkodra? Une aty i preferoj shpesh ti marr. Gjithsesi, ja vlen te shpenzosh ne ushqim te mire per shendetin tend. Mire, mire...E di qe shtepija merr 1 ere te rende qe nuk del deri neser (le te hapim dyer e dritare edhe pse ne mes te dimrit), e di qe duhet ta blindosh soben me letra gazete per te mos sperkatur me vaj gjithe soben dhe pllakat perreth, pooor une kembengul qe kur ha peshkun e shoqeruar me 1 sallate ullinjsh, sallate jeshile, limon dhe djath (jo, nuk do te helmoheni), te gjitha keto 'sakrifica' ja vlejne.
Comments
Post a Comment