Per kete recete ju nevojiten:
- 500g - 1 kg midhje
- 2 domate
- Disa thelpij hudher
- Majdanoz
- Vaj
- Kripe dhe piper
Receta:
- Pastroni dhe lani mire midhjet
- Ne nje tigan nxehni vajin dhe skuqini lehte hudhrat
- Shtoni midhjet, majdanozin e prere imet dhe kavardisini per disa minuta
- Hidhini kripe e piper
- Shtoni pak uje, rreth 1 gote dhe zjejini me kapak mbyllur per rreth 15 - 20 minuta derisa ta kene shterur ujin
Ju befte mire!
Ju lutem, konsumoni sa me shume prodhime deti te fresketa. Midhjet nuk kushtojne shume dhe mund te blini 1 sasi te konsiderueshme e te fresket shume lehte. Ato kane vlera te mrekullueshme, burim vitaminash dhe mineralesh. Pervec kesaj, jane 1 nga ushqimet e mia te preferuara. Pres sygjerimet tuaja per menyra te tjera pergatitjesh.
Comments
Post a Comment