Kerpudha me perime te zjera

Per kete recete ju nevojiten:
  • 1 pako kerpudha te freskta
  • Brokoli 
  • 1 - 2 kungulleshka
  • Karrota
  • 1 tufe majdanoz te fresket
  • Hudher
  • Djath i bardhe per shoqerim (sipas deshires)
  • Vaj ulliri dhe pak gjalp
  • Kripe, piper
Receta:
  • Presim te gjitha perimet ne kubike dhe i vendosim te zjejne ne 1 tenxhere me uje dhe kripe
  • Nxehim vajin e ullirit bashke me pak gjalp  ne 1 tigan te madh ne temperature mesatare
  • Kavardisim kerpudhat me disa thelpij hudher per rreth 10 - 15 minuta
  • Sherbejini ne pjate te shoqeruara me majdanoz te grire holle dhe perimet e zjera
                                                                   Ju befte mire!

Kerpudhaaaa! Te shijshme dhe mjaft te shendetshme. Urdhero? Ananas mbi pice? Jo, Faleminderit! Per mua, kerpudha.
Pergjithesisht mua me pelqejne te gjitha llojet e kerpudhave, te fresketa ose te konservuara. Ne receten me lart une kam perdorur kerpudha te bardha te fresketa, te cilat gjenden shume lehte ne cdo market. Kerpudhat jane te pasura me fibra, proteina, vitamine C, vitamine D, hekur, zink dhe magnez. 1 liste e gjate, po jo? Kane shume menyra pergatitjesh dhe ne artikujt ne vazhdim do te mundohem te prezantoj disa.

                                                    



Comments