Per kete recete do tju nevojiten:
- 4 veze
- 1 gote sheqer
- 1 gote kos
- 2 gota miell
- 2 luge kafeje sode buke ose fryres embelsirash
- Kanelle
- Gjalp
- Rrush te thate
- Boronica te kuqe
- Arra te grira
- Lekure limoni
Receta:
- I rrahim vezet me dore ose mixer
- Shtojme sheqerin dhe kosin
- Dalengadale shtojme miellin duke e rrahur masen pa pushim ne menyre qe te mos formohen kokrra
- Shtoni fryresin e embelsirave
- Hidhni frutat e thata bashke me arrat dhe lekuren elimonit, perzjejini mire
- I shtojme gjalpin e shkrire dhe nderkohe lyejme edhe siperfaqen e tepsise me pak gjalp
- Piqeni kekun ne 180 grade
- Perpiquni te mos e hapni furren sepse nuk ju fryhet embelsira, perkundrazi do ndodhe e kunderta.
- Mund ta provoni me 1 kunje ose maje thike nqs eshte pjekur brenda ose jo
Ju befte mire!
Ahhhh...Sa here e gatuaj kete kek me kujtohet sa gezohesha kur ime me e gatuante. Askush se bente si ajo, as une vete! Kam pershtypjen qe askush nuk gatuan si nenat tona. E gjithsesi, shpresojme qe nje dite te gjithe te behemi nena e te gatuajme per femijet tane, pse jo edhe kete kek te mrekullueshem e te shendetshem. Do tju mbushet shtepia me arome aq te mire e aq te ngrohte sa nuk do te shqetesoheni ne qofte se ju merrni arome gatimi. Une ende po e ndjej ate arome...
Comments
Post a Comment