Per kete recete do tju nevojiten:
- 4 patate te vogla
- 1 karrote
- 200 gr brokoli
- 1 qepe e njome jeshile
- 1 spec jeshil ose te kuq
- 1 kungulleshke
- Kripe, piper dhe ereza te tjera sipas deshires
- Vaj ulliri
Receta:
- Ne 1 tigan, skuqni ne temperature mesatare qepen jeshilete prere imet, karroten dhe specin
- Pasi te kene marre 1 faqe, shtoni edhe patatet e prera ne kubike
- I kavardisni per rreth 2 minuta dhe i shtoni uje rreth 3 gota, ose leng mishi ne qofte se keni
- Shtoni edhe perimet e tjera, kripen, piperin dhe erezat
- Zjejini me kapak te mbyllur per rreth 30 minuta duke i kontrolluar here pas here ne qofte se e kane shterur ujin apo jo.
- Trashesia e lengut te gjelles bazohet ne shije personale
Ju befte mire!
Disa artikuj me poshte do te gjeni 1 version te ngjashem te kesaj recete, por ne furre. Dikur im shoq bente shaka me mua dhe me quante 'vajza turli'. A kam faj? Te kombinuara perimet jane gjithmone kaq te shijshme. Edhe kesaj recete mund ti shtoni e ti hiqni te gjitha perimet qe keni e njihni pa dyshuar fare ne shijen e saj perfundimtare. Pastaj ne kete pranvere te vone, 1 gjelle e tille te shlodh e te ngroh pas 1 dite te gjate.
Comments
Post a Comment