Per kete recete ju nevojiten:
- Speca jeshile
- 3 domate
- 4 thelpij hudher
- Gjize rreth 200 - 300 gr gjize (varet sa te uritur jeni)
- Spec te kuq pluhur djeges
Receta:
- I vendosim specat te piqen. Une i vendos mbi sobe
- Grini domatet dhe i skuqim ne vaj ulliri bashke me hudhrat per disa minuta. Eshte e preferueshme ti skuqni me kapak mbyllur ne menyre qe te zbutet domatja
- Shtojme gjizen dhe specin e kuq pluhur. Ne qofte se gjiza juaj eshte pa kripe, i shtojme edhe pak kripe
- I japim 1 vale per disa minuta
- Nga ana tjeter, qerojme dhe grijme specat e pjekur dhe i bashkojme me fergesen
Ju befte mire!
Fergesa eshte 1 pjate per cdo stine. Te shijon ne veren e nxehte kur do te hash vetem buke e djath, e po ashtu te kenaq edhe kur ben me ftohte. Hahet e ftohte dhe e ngrohte. Behet shpejt edhe ne qofte se jeni vone dhe pse jo, ja merr specit disa vitamina C ashtu shpejt e shpejt.
Comments
Post a Comment