Per kete recete do tju nevojiten:
Receta:
- Gjethe rrushi
- 4 qepe te njoma jeshile
- 200 - 300 gr. spinaq
- Disa dege lepjete
- Oriz
- Nenexhik, koper dhe majdanoz te fresket
Receta:
- Prisni holle qepet e njoma (me gjithe bishtat), spinaqin, lepjeten dhe erezat e fresketa te lartpermendura
- Shtoni orizin e bardhe
- Perzjejini dhe ngjesheni mire masen derisa te forcohet pak.
- Zjeni gjethet e rrushit per rreth 10 minuta (pasi ti keni prere bishtat e tyre ne fund).
- Merrni nje tenxhere dhe ne te vendosni 1 shtrese me gjethe rrushi derisa e gjithe hapesira te jete mbuluar.
- Shtoni pak vaj ulliri.
- Filloni te mbeshtillni harxhin e pergatitur me gjethet e rrushit 1 nga 1.
- Pasi te mbaroni dhe ti keni vendosur me delikatese ne tenxhere, shtoni uje derisa te jene mbuluar te gjitha gjethet.
- Eshte shume e rendesishme, gati e domosdoshme te vendosni 1 pjate siper gjetheve perpara se te vendosni kapakun e tenxheres. Ne kete menyre fletet e gjetheve te rrushit nuk do te shperbehen dhe masa do te qendroje brenda e rregullt.
- Zjejini ne zjarr te avashte.
- Une preferoj ti sherbej te ftohta dhe te shoqeruara me kos ose tarator. Ideale per tu ngrene edhe 1 dite me vone nga pergatitja.
Ju befte mire!
Japraket, 1 recete ballkanike mjaft e pelqyer dhe e shendetshme. Gjyshja dhe mamaja jone perhere na kane 'detyruar' ti hame dhe kane patur aq shume te drejte. Te pasura me vitaminat C, E, A, K dhe B6. Gjithashtu ne hekur dhe kalcium. Ka shume menyra mbeshtjelljeje si vepra arti te verteta.

Comments
Post a Comment